KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Depozitat në euro – efekti “Deeuroizim”

Depozitat në euro – efekti “Deeuroizim”

Fushata e Bankës së Shqipërisë për të ulur përdorimin e euros në ekonomi duket se po jep efektet e para. Të dhënat e fundit nga banka qëndrore tregojnë se në shkurt stoku i depozitave në valutë të huaj shënoi rënien më të ndjeshme mujore që nga maji i vitit 2013. Referuar statistikave kursimet në valutë ishin 527 miliardë lekë, me një rënie 1.2% në krahasim me muajin e mëparshëm. Rënia e depozitave në valutë në shkurt erdhi si nga bizneset ashtu dhe nga kursimeve në afat të qytetarëve. Ndërsa nga ana tjetër kursimet në lekë në muajin shkurt ishin pothuajse në të njëjtën vlerë me Janarin, duke frenuar të paktën për një muaj trendin rënës që regjistronte në muajt e mëparshëm. Kjo rrudhje e lartë e kursimeve në euro përkon me fillimin e luftës që autoritet në vend nisën kundër përdorimit të monedhës europiane në ekonomi. Duket se fushata “deeuroizim” i ka nxitur qytetarët që të konvertojnë kursimet e tyre nga euro në lekë. Por megjithatë pavarësisht rënies së regjistruar në shkurt, euro, mbetet monedha e preferuar e shqiptarëve për kursime pasi zë 53% të totalit të depozitave.

Sicred