KRYEFAQJA » LAJME » Deportimi i shtetasve turq, Haradinaj shkarkon ministrin e brendshëm
Deportimi i shtetasve turq, Haradinaj shkarkon ministrin e brendshëm

Deportimi i shtetasve turq, Haradinaj shkarkon ministrin e brendshëm

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra ministrin e punëve të brendshme Flamur Sefaj si dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi. Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e Kryeministrit shkarkimi ka të bëjë me arrestimin dhe deportimin në Turqi të gjashtë shtetasve turq që punonin në kolegjin turk “Mehmet Akif”, shkollë që bën pjesë në rrjetin e shkollave të klerikut turk Fetullah Gulen, të cilin Turqia e konsideron si organizator të grushtit të dështuar të shtetit. Operacioni i ndërprerjes së leje-qëndrimit, ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Kosovës për në Turqi, ka ndodhur pa informuar kreun e qeverisë dhe pa lejen e tij, arsyetohet marrja e këtij vendimi në njoftimin e zyrës së kryeministrit të Kosovës.

Sicred