KRYEFAQJA » LAJME » Dënohen deputetët e Vetëvendosjes
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pezulloi të premten nëntë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, midis tyre edhe ish liderin e saj Albin Kurti, për shkak sipas tij "se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare”. Ata hodhën të paktën dy herë gazsjellës në sallën e kuvendit, duke bërë që seanca të dështojë. Një prej deputetëve të pezulluar Aida Dërguti, ka deklaruar se ata do të pengojnë mbajtjen normale të seancave të Kuvendit të Kosovës, derisa të dorëhiqet Qeveria e Kosovës. Ndërkaq kreu i kuvendit Veseli ka deklaruar se ka futur në rendin e ditës në seancën e të premtes zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Më 6 prill mbaron mandati i presidentes aktuale Jahjaga, ndërsa kandidat i vetëm për ta zëvendësuar është zevendëskryeministri i dhe ministri i jashtëm Hashim Thaçi, kreu i PDK partia me e madhe në Kosovë me 36 deputetë. Kandidatura e zotit Thaçi mbështetet nga partia tjetër në bashkëqeverisje LDK. Opozita e ka kundërshtuar ashpër kandidaturën e tij. Sipas kushtetutës së Kosovës për këtë post do të duhet të paraqien të paktën 2 kandidatë dhe se zgjedhja e presidentit të ri do të duhet të bëhet deri më 6 mars. Përkrahës të opozitës kanë nisur protestat e tyre para Kuvendit të Kosovës.

Dënohen deputetët e Vetëvendosjes

Më shumë se dy vjet nga ngritja e akuzës për gazin e hedhur në ambientet e Kuvendit të Kosovës, 4 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë mësuar sot vendimin e Gjykatës për ta. Katër deputetët e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli u dënuan me kusht nga Gjykata Themelore e Prishtinës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Gjykata Themelore e Prishtinës dënoi me 1 vit e 6 muaj burg Albin Kurtin, Albulena Haxhiun me 1 vit e 3 muaj, Donika Kadaj Bujupin me 1 vit e 6 muaj dhe Faton Topallin me 1 vit e 2 muaj. Gjatë shpalljes së vendimit, deputetët e Vetëvendosjes nuk ishin të pranishëm në sallë, kjo për arsyje se ata konsiderojnë që ky gjykim është plotësisht politik. Dënimet e shqiptuara me burgim nuk do të ekzekutohen nëse gjatë dy viteve nuk kryejnë vepra të tjera penale. Brenda 15 ditëve katër deputetët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë. Deputetët e Vetëvendosjes,  akuzohen nga gjykata për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Sicred