KRYEFAQJA » LAJME » Dënimi për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlqim Miri
Dënimi për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlqim Miri

Dënimi për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlqim Miri

2 vjet e 8 muaj burg kërkoi Prokuroria, për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlqim Miri. Hetimet për Mirin kanë nisur në vitin 2017 nën akuzën e korrupsionit pasi dyshohet se ka përfituar shumen prej 20 mije eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale të një ngjarjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997. Dyshohet se gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje për Gentian Dodën, i ekstraduar kohë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë opretencës së dhënë sot, akuza kërkoi edhe heqjen e së drejtës së ushtrimit të detyrës si gjyqtar për 3 vite dhe vendosjen e sekuestros vetëm për 30 mije euro ndërsa pjesa tjetër të kthehet. Kujtojmë se në muajin nëntor të 2017-ës gjatë kontrollit të banesës , Mirit, iu gjetën 300 mln lekë në shtëpi. Shkëlqim Miri ishte emëruar që prej vitit 2010 në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe deri në vitin 2012-të ka qënë anëtar i KLD-së .

Sicred