KRYEFAQJA » LAJME » Dëmtohet rëndë diga e liqenit të Tapizës
Dëmtohet rëndë diga e liqenit të Tapizës

Dëmtohet rëndë diga e liqenit të Tapizës

Diga e liqenit të Tapizës ka pësuar dëmtime nga shirat që ranë gjatë javës. Uji i liqenit i cili ka një kapacitet ujëmbajtës prej 7.2 milion metër kubë ujë rrezikon që të depërtojë në murin tashmë të dëmtuar. Sipas specialistëve shkak i këtij dëmtimi është mungesa e kanaleve dranazhuese të cilat janë mbyllur totalisht. Rreziku i një katastrofe që mund të shkaktojë çarja e rreshqitja e digës është majftë e madhe. Vërshimi i ujit do të shkaktonte përmbytje në disa fshatra perfshirë këtu, Qerekën, Niklën, Tapizën e të gjithë ultësirën rreth liqenit. Bordi i kullimit te bashkisë Krujë ka njoftuar të gjitha institucionet përkatëse për situatën.

Sicred