KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dëmtimet e lojtarëve tronditin disa ekipe në Rusi 2018
Dëmtimet e lojtarëve tronditin disa ekipe në Rusi 2018

Dëmtimet e lojtarëve tronditin disa ekipe në Rusi 2018

Nuk vijnë lajme të mira nga kampi anglez. Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, duke filluar nga “Times”, Marcus Rashford rrezikon të largohet nga botërori. Talenti i ri i Manchester United ka pësuar një dëmtim në gju gjatë stërvitjes. Edhe pse jo i rëndë ky dëmtim e ka vënë në rrezik prezencën e tij në ndeshjen ndaj Tunizisë. Me të vërtetë një lajm jo i mirë ky për Anglinë që bën pjesë në grupin G sëbashku me Belgjikën, Panamanë dhe Tunizinë. Rezultatet e analizave të cilave do t’i nënshtrohet futbollisti gjatë orëve në vijim do të tregojnë se sa i rëndë dëmtimi. Southgate nga ana e tij shpreson shumë ta ketë Rashford në dispozicion sa më shpejt.
Një penalizim i rëndë vjen edhe për Meksikën vetëm pak orë para fillimit të botërorit për ta. Një pikë e fortë e skuadrës meksikane, mbrojtësi i qendrës së Portos, Diego Reyes duhet të largohet nga kjo veprimtari për shkak të një dëmtimi të rëndë muskulor. Ka qenë federata meksikane e futbollit ajo që e ka dhënë lajmin nëpërmjet një deklarate, duke saktësuar se në vend të tijë ka shkuar në grumbullimin e kombëtares, Erik Gutiérrez, mesfushori i ri i Paçukas. Ndërsa në 11-shen e titullarëve, në vend të Rejes do të luajë Edson Alvarez, lojtar i Club America. Meksika bën pjesë në grupin F dhe do të bëjë debutimin e saj në botëror në 17 qershor në orën 5 kur përballë do të ketë Gjermaninë, kampione të botës në fuqi.

Sicred