KRYEFAQJA » LAJME » Dëmtimet detyrojnë Milinkoviç të ndryshojë formacionin
Kategoria e Parë

Dëmtimet detyrojnë Milinkoviç të ndryshojë formacionin

Kukësi-Skënderbeu është supersfida e javës së katërt të kategorisë superiore. Edhe pse një përballje e tillë midis dy prej pretendentëve për titull vjen kaq herët në, pra në fillim të kampionatit, të dyja skuadrat kërkojnë fitoren për të forcuar pozitat në renditje. Trajneri i skuadrës verilindore, Mlladen Milinkoviç thekson se kjo ndeshje nuk mund të vendosë për titullin pasi janë edhe për t’u luajtur edhe 33 javë të tjera.

Shameti dhe Bakaj janë dy futbollistë që janë dëmtuar në ndeshjen e kaluar dhe mund të mungojnë në përballjen me Skënderbeun. Por Milinkoviç ka gati zëvendësime e tyre.

Kukësi është skuadra që ende nuk pësuar gol duke treguar që ka mbrojtjen më të mirë për momentin në kategorinë superiore.

Duket se dëmtimet në skuadër dhe forma jo e mirë e disa prej futbollistëve te Kukësi e kanë detyruar trajnerin Milinkoviç të ndryshojë formacionin.

Për trajnerin serb të Kukësit e rëndësishme është fitorja dhe jo kush bën golin.

Ndeshja Kukësi-Skënderbeu do të luhet të hënën në orën 14.00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar.

Sicred