KRYEFAQJA » LAJME » Dëme të lehta nga tërmeti i së mërkurës
Dëme të lehta nga tërmeti i së mërkurës

Dëme të lehta nga tërmeti i së mërkurës

Qendra Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA njofton për dëmet e para të kontstatuara nga tërmeti që goditi Shqipërinë rreth orës 11 të së mërkurës. Sipas njoftimit që mban orën 12:30 janë konstatuar rënia e një çatie në një banesë të braktisur në Manzë, si dhe çarje dhe plasaritje muresh në disa banesa në Kashar, Vorë, Krujë dhe Durrës . Nga komunikimi me qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat, Kukës etj.pas orës 14.30 janë raportuar dëme në rreth 40 objekte. Për fat deri tani nuk ka njoftime për lëndime në njerëz.

Sicred