KRYEFAQJA » LAJME » Demarkacioni, projektligji dorëzohet në kuvend, kufiri Kosovë-Mali i Zi shqyrtohet nga deputetët

Demarkacioni, projektligji dorëzohet në kuvend, kufiri Kosovë-Mali i Zi shqyrtohet nga deputetët

Projektligji për demarkacion ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës dhe ditën e enjte ai do të merret në shqyrtim nga deputetet. Me katër vota pro, 2 kundër dhe një abstenim, Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, i dorëzohet për shqyrtim Kuvendit të Kosovës. Por ky projektligj i gjen të ndarë deputetet e Kuvendit të Kosovës. Kundër proçedimit të projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, u deklarua anëtari i këtij komisioni nga radhët e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili tha se kjo marrëveshje nuk duhet t’i dorëzohet Kuvendit për miratim, pasi që tha se në këtë mënyrë i hedhet “hi syve”. Ai bëri të ditur se me këtë marrëveshje Kosova ka humbur territor dhe kështu po gënjehet publiku. Ndërsa anëtari Dukagjin Gorani e quajti përpjekjen për këtë marrëveshje si improvizim. Anëtari Elmi Reçica tha se tash kemi mundësinë të gjejmë argumente për atë që është territor i Kosovës, për ta ndarë kufirin me Malin e Zi. Në 16 shkurt presidentet e dy vendeve kanë nënshkruar marrëveshjen për demarkacionin dhe ditën e enjte kjo marrëveshja pritet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës.

Sicred