KRYEFAQJA » LAJME » Demarkacioni Mali i Zi-Kosovë, Vujanoviç: Po presim me durim nga politika kosovare!
Demarkacioni Mali i Zi-Kosovë, Vujanoviç: Po presim me durim nga politika kosovare!

Demarkacioni Mali i Zi-Kosovë, Vujanoviç: Po presim me durim nga politika kosovare!

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç tha se vendi i tij e konsideron të mbyllur çështjen e demarkacionit me Kosovën, por me durim do të presi një zgjidhje përfundimtare nga politika kosovare. Zoti Vujanoviç e bëri këtë deklaratë në Tiranë ku ndodhet për vizitë i ftuar nga homologu i tij shqiptar Ilir Meta. “Sa i takon ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Kosovën ne kemi përcaktuar qëndrimin tonë shtetëror. Kjo marrëveshje është e mbyllur. Pas një komunikimi të mirë mes dy qeverive është nënshkruar në Vjenë, është ratifikuar në Malin e Zi. Me durim e shohim këtë gjë, është një çështje e brendshme e Kosovës dhe e kuptojmë që brenda në Kosovës duhet të sigurohet ngadalë.” tha zoti Vujanoviç. Ai kujtoi se Brukseli ratifikimin e kësaj marrëveshje e ka vendosur kusht për vizat e Kosovës. “Duam që të liberalizohen sa më parë vizat dhe këto probleme në Kosovë të zgjidhen sa më parë dhe sa më mirë. Me asnjë deklaratë tonën nuk kemi dashur të ndikojmë, janë çështje të brendshme të Kosovës të cilat besoj do të zgjidhen si duhet” tha presidenti i Malit të Zi.
Edhe presidenti shqiptar Ilir Meta nga ana e tij u shpreh se “Dëshirojmë të shohim në një vullnet të plotë dhe të mjaftueshëm në Kosovë mes gjithë faktorëve për të ecur përpara në këtë çështje pasi dihet që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Malit të Zi mund të konsiderohen gjithashtu shumë të mira dhe të qëndrueshme”. Mali i Zi është nga njohësit e parë të pavarësisë së Kosovës dhe nuk ka qenë shumë komode për Malin e Zi të ndërmarrë një hap të tillë. Vlerësoj dhe konstruktivitetin e zoti Vujanoviç që tha: “Kemi durim të presim zgjidhje të plotë dhe përfundimtare”. Është në interes të dy vendeve, por në mënyrë të veçantë në interes të Kosvës që për fat të keq zgjidhjen e kësaj çështje e ka të kushtëzuar dhe me liberalizimin e vizave të BE” tha presidenti Meta.

Sicred