KRYEFAQJA » LAJME » Demarkacioni Kosovë-Mal i Zi, Kuvendi shtyn për të tretën herë seancën për ratifikimin
Demarkacioni Kosovë-Mal i Zi, Kuvendi shtyn për të tretën herë seancën për ratifikimin

Demarkacioni Kosovë-Mal i Zi, Kuvendi shtyn për të tretën herë seancën për ratifikimin

Kuvendi i Kosovës ndonëse kishte pritshmëri që në seancën e jashtëzakonshmte të së mërkurës të miratonte ratifikimin e marrëveshjen për kufirimin me Malin e Zi, nuk e arriti këtë. Numri i deputetëve në sallë e bëri të pamundur kalimin e kësaj marrëveshje, pasi në seancë morën pjesë 67 deputetë nga 120 që ka Kuvendi i Kosovës. Ndërkohë, ratifikimi i marrëveshjes kërkon patjetër të miratohet me 80 vota. I gjendur në këtë situatë Kuvendi i Kosovës e ka shtyrë për një ditë tjetër, seancën e jashtëzakonshme për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Kuvendi njoftoi se me pajtimin e kryetarëve të grupeve parlamentare, seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës shtyhet për një ditë tjetër. Për vazhdimin e saj do të vendosë Kryesia e Kuvendit. Kjo është hera e tretë që seanca e jashtëzakonshme, ku ishte parashikuar të hidhej në votim ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, dështon.

Sicred