KRYEFAQJA » LAJME » Delvinë, AKU sekuestron 115 kg mish të therur në mënyrë të paligjshme

Delvinë, AKU sekuestron 115 kg mish të therur në mënyrë të paligjshme

Në vijim të masave për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të mishit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar 115 kg mishi qengji dhe keci në 23 karkasa, të therura në mënyrë të paligjshme në një stallë bagëtish në pronësi të shtetasit, Adem Seriani në malin Sopot të Delvinës. Trupa inspektimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Vlorë, gjatë kontrollit në këtë stallë bagëtish ka sekuestruar në mënyrë të menjëhershme 23 karkasat në masën e 115 kg. Për therje dhe tregtim të mishit në mënyrë të paligjshme, trupa inspektuese e AKU-së ka marrë masën administrative ndaj këtij shtetasi me vlerën e 100 mijë lekëve dhe gjithashtu ka bërë edhe bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit. Në këto ditë festash trupat inspektuese të AKU-së janë duke instensifikuar kontrollet në te gjithe territorin, për të parandaluar cdo tentativë abuzimi.

Sicred