KRYEFAQJA » LAJME » Raporti i Komunitetit të Energjisë

Raporti i Komunitetit të Energjisë

Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që ka përfunduar me sukses kërkesat për ndarjen e operatorëve të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike dhe gazit, ndërkohë që në Mal të Zi dhe Kosovë, në një masë më të vogël, në Maqedoni, proçesi është në vazhdim, ndërsa nuk ka progres në Bosnje dhe Herzegovinë dhe Serbi. Kjo theksohet në një raport të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me titull “Të trokasësh në derën e BE-së përmes Sekretariatit, integrimi në tregun pan europian të energjisë”. Sipas këtij raporti ka dallime të mëdha mes vendeve të Ballkanit Perëndimor sa i përket progresit të reformës së energjisë , Mali i Zi është i pari sa i përket përmbushjes së detyrimeve në aspektin e pajtueshmërisë sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Serbia po performon mirë në letër por është keq në zbatimin konkret, ato ndiqen nga Shqipëria dhe Maqedonia të cilat të dyja kanë marrë statusin kandidat dhe aktualisht ndodhen në udhëkryqin mes përshpejtimit dhe ngecjes në reformat e sektorit energjetik” thuhet në raport. Në këtë raport shkruhet për strategjinë e secilit vend lidhur me ndryshimet klimatike. Në këtë këndvështrim Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi po avancojnë në draftimin ligjor të ndryshimeve klimatike. Në përfundim raporti jep edhe sfidën reale për rajonin që mbetet zgjidhja e konflikteve që mban në ngërç vënien në punë të investimeve të reja. Duke marrë si shembull çështjen e linjës 400 kv Shqipëri-Kosovë e cila prej dy vitesh po qëndron jashtë funksioni për shkak të konfliktit me Serbinë.

Sicred