KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Del në shitje libri për fushatën e Trump

Del në shitje libri për fushatën e Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump dënoi përmbajtjen plot mashtrime të një libri që ka lidhje me fushatën e tij elektorale dhe kaosin në Shtëpinë e Bardhë, që pritet të dalë sot në shitje, në një Twitter të publikuar dje në mbrëmje. “I kam dhënë zero akses autorit të këtij libri të çmendur, në Shtëpinë e Bardhë! Atij nuk i kam folur kurrë për një libër. Plot mashtrime, deformime dhe burime që nuk ekzistojnë”, shkruan në Twitter presidenti duke iu referuar një libri polemik të Michael Wolff Zjarr dhe Tërbim: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump”, botimi I të cilit u përshpejtua me katër ditë për shkak të përpjekjeve për ta ndaluar. Avokati i presidentit amerikan, Charles Harder, u përpoq të ndalojë publikimin e këtij libri që sipas autorit tregohet mosfunksionimi për shkak të intrigave rreth një Donald Trump që kritikohet nga vetë bashkëpunëtorët për mungesë kompetence dhe paaftësie për të drejtuar. Libri i Michael Wolff është bazuar në më shumë se 200 të intervistuar, që konsistojnë në zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe administratës së Trump apo persona të afërt me të.

Sicred