KRYEFAQJA » LAJME » Nishani dekreton ministrat e rinj
Dekretohen Ministrat e rinj

Nishani dekreton ministrat e rinj

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ndryshimet në qeveri të paraqitur nga kryeministri Edi Rama. Emrat e rinj janë propozime të kreut të PD Lulzim Basha, por të miratuar edhe nga zoti Rama mbi bazë të marrëveshjes së 18 majit. Sipas ndryshimeve Zv/kryeministri Niko Peleshi zëvendësohet nga Ledina Mandija. Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj nga Dritan Demiraj,  Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu zëvëndësohet nga Arben Beqiri, Olta Xhaçka si ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, zëvëndësohet nga Xhulieta Kërtusha, Arben Ahmetaj ministri i Financave, zëvëndësohet nga Helga Vukaj, Lindita Nikolla ministre e Arsimit dhe Sportit zëvendësohet nga Mirela Karabina, ndërsa Petrit Vasili ministër i Drejtësisë, Zëvendësohet nga Gazment Bardhi. Pas dekretimit të ministrave të rinj pritet votimi i tyre në parlament në seancën e jashtëzakonshme të pasdites.

Sicred