KRYEFAQJA » LAJME » Dekorimi i Ramës si “Komandant i Urdhrit të Legjionit të Nderit”, Blushi ironizon

Dekorimi i Ramës si “Komandant i Urdhrit të Legjionit të Nderit”, Blushi ironizon

Ish deputeti socialist Ben Blushi, aktualisht kreu i partisë më të re LIBRA, vazhdon të pozicionohet gjithnjë e më ashpër kundër qeverisë, duke mos kursyer veçanërisht akuzat për  ngjarjet që lidhen me kryeministrin socialist Edi Rama. Këtë të enjte zoti Blushi, ironizoi dekorimin e zoti Rama nga presidenti Holland, me dekoratën më të lartë “Komandant i Urdhërit të Legjionit të Nderit”. Sipas zotit Blushi për shkak të njerëzve me lidhje kriminale që solli ne parlament, Rama duhej të merrte dekoratën e turpit. “Falenderoj republikën e Francës që nderoi emigrantin shqiptar Edi Rama, për sjelljen shëmbullore që ka bërë në Francë gjatë kohës së emigracionit” tha plot ironi zoti Blushi. ” I dhanë Legjionin e Nderit se në Francë është sjellë mirë si emigrant” vazhdoi më tej ai. Por sipa zoti Blushi “Nga “Legjioni i Nderit” në Francë me Kadarenë, mori në Shqipëri legjionin e turpit si kryeministër me Mark Frrokun, Elvis Roshit dhe Vangjush Dakon”.
Por ministrat Bushati dhe Kodheli duke replikuar thanë se zoti Blushi po përball ish kolegët e PS më të cilët punoi. “Dekorimi apo nderimi që ju bë kryeministrit të Shqipërisë, besoj se është nder për popullin dhe kombin shqiptar” tha zoti Bushati.
Ministrja Kodheli zbuloi dëshirën e zotit Blushi për të qenë drejtues i Ministrisë së Mbrojtjes. “Është i fortë tundimi dhe dëshia për të qenë pjesë e qeverisë” tha zonja Kodheli. Por sipas saj për të qenë udhëheqës duhet pasion dhe shoqëri, që sipas saj zoti Blushi i mungojnë.
Vetë zoti Rama i pranishëm në sallë i ndoqi plot indiferencë polemikat.

Sicred