KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Deklarohet armëpushimi në kufirin mes Libanit dhe Sirisë
Deklarohet armëpushimi, në kufirin, mes Libanit dhe Sirisë

Deklarohet armëpushimi në kufirin mes Libanit dhe Sirisë

Në kufirin mes Sirisë dhe Libanit është deklaruar armëpushimi për ofensivat ndaj të ashtuquajturit shtetit islamik. Militantët e grupi terrorist kanë luftuar me ushtrinë libaneze në një krah dhe me ushtrinë siriane dhe Hezbollahun në krahun tjetër. Ushtria e Libanit deklaroi një pushim të operacioneve të saj për të mundësuar bisedime mbi fatin e nëntë ushtarëvë të cilët u morën peng nga militantët e shtetit islamik në vitin 2014 dhe fati i të cilëve nuk dihet akoma. Ofensivat e ushtrisë libaneze, si dhe ato të ndërmarra nga ushtria siriane së bashku me milicinë libaneze Hezbolllah kanë avancuar drejt kufirit nga dy kahe të kundërta. Ushtria libaneze e ka luftuar shtetin islamik në afërsi të qytetit Ras Balbek, ndërsa ushtria siriane dhe Hezbollah kanë sulmuar nga rajoni Kalamun i Sirisë perëndimore. Ushtria libaneze insiston se nuk i ka koordinuar operacionet e saj me Hezbollahun, të cilin SHBA-të e klasifikojnë si grup terrorist. Ndonjë lidhje mes tyre do të ishte shumë delikate për Libanin, pasi do të vinte në rrezik ndihmat amerikane që ky vend merr. Javën e shkuar, Libani dhe Hezbollahu deklaruan vecmasi se kanë avancuar ndjeshëm ndaj militantëve të shtetit islamik. Libani është shprehur se është i shqetësuar për nëntë ushtarët e marrë peng nga ISIS. Në vitin 2014, 30 ushtarë dhe policë libanezë u kapën nga ISIS në Arsal. Katër prej tyre u ekzekutuan dhe një i pestë humbi jetën për shkak të plagëve. 16 trupa libaneze u lëshuan në Dhjetor të 2015, pasi u shkëmbyen me militantë të grupit islamik Al Nusra. Ndërkohë, një ushtarak i lartë libanez është shprehur se nuk ka afat për armëpushiminm ndërsa konfirmoi se po vijojnë negociatat me ISIS për tërheqjen e këtij grupimi si dhe sigurmin e informacionit për fatin e trupave që janë mbajtur peng.

Sicred