KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Deklarimi i të ardhurave, deri në 30 prill

Deklarimi i të ardhurave, deri në 30 prill

Brenda datës 30 Prill, të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit, janë të detyruar nga ligji të deklarojnë tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të ardhurat që kanë fituar gjatë vitit të mëparshëm. Alketa Çabej drejtore pranë kësaj drejtorie thotë se ligji bën fjalë për rezidentët dhe jo rezidentët.
Por veç të ardhurave, individët deklarojnë edhe shpenzimet e zbritshme që njihen nga ligji, si interesat e kredive për shkollim dhe shpenzimet shëndetësore, të cilat duhet ti kenë të dokumentuara. Sipas zonjës Çabej këtu hyjnë edhe individët deri në 1 milion e 50 mijë lekë, që përfitojnë kreditimin e shpenzimeve, ose më saktë zbritjen e shpenzimeve.
Por çfarë ndodh me deklaratat që kanë gabime?
Alketa Çabej drejtore pranë DPT spjegon se “brenda tre muajve deklaruesit kanë të drejtë për ta riregulluar vetë gabimin deri në dy herë. Pas dy herëve organi tatimor të ndërhyjë”.
Detyrimi ligjor për të deklaruar të ardhurat vjetore në vlerën e 2 milionë lekëve ka nisur për herë të parë në vitin 2001.

Sicred