KRYEFAQJA » LAJME » Deklaratat mbi LGBTI, reagojnë deputetët
Nuk kanë vonuar reagimet në Fejsbuk, lidhur me deklaratat në takimin me LGBTI për nën kryetaren e Kuvendit Vasilika Hysi, por edhe të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara Donald Lu. Kështu Edmond Spaho, kryetar i grupit të PD në postimin e tij, turpin për parlamentarët e inkriminuar ja atashon vetë nënkryetares të parlamentit Hysi, duke përmendur së pari ish ministrin Tahiri e më pas drejtuar Ramës, duke cilësuar strategjinë e ardhjes në pushtet dedikuar ndihmës së krimineleve. Ndërkohe ish ministri Ylli Manjani i drejtohet Ambasadorit Lu duke vënë në dukje se pavarësisht se debatin nuk e bën dot në kuvend, vemendja e tij është fokusuar në vlerësimin që Uashingtoni ka për përfshirjen e tij në politikën shqiptare. Ndërsa deputeti Tritan Shehu në postimin e tij në Fejsbuk vlerëson se si mjek është të sillet kundër çdo diskriminimi, por shpreh bindjet e veta e të elektoratit sa i takon mbrojtjes së familjes së përbërë nga burri, gruaja e me shprese më tej femijët, si themel i ekzistencës njerëzore e vlerave me sublime të shoqërisë. Nga ana tjetër gjykoj se rritja e një fëmije të adoptuar nuk mund t'i besohet çifteve gay, vlerëson mjeku i njohur, duke i quajtur si të papërshtatshme deklaratat e ambasadori Lu.

Deklaratat mbi LGBTI, reagojnë deputetët

Nuk kanë vonuar reagimet në Fejsbuk, lidhur me deklaratat në takimin me LGBTI për nën kryetaren e Kuvendit Vasilika Hysi, por edhe të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara Donald Lu.
Kështu Edmond Spaho, kryetar i grupit të PD në postimin e tij, turpin për parlamentarët e inkriminuar ja atashon vetë nënkryetares të parlamentit Hysi, duke përmendur së pari ish ministrin Tahiri e më pas drejtuar Ramës, duke cilësuar strategjinë e ardhjes në pushtet dedikuar ndihmës së krimineleve.
Ndërkohe ish ministri Ylli Manjani i drejtohet Ambasadorit Lu duke vënë në dukje se pavarësisht se debatin nuk e bën dot në kuvend, vemendja e tij është fokusuar në vlerësimin që Uashingtoni ka për përfshirjen e tij në politikën shqiptare.
Ndërsa deputeti Tritan Shehu në postimin e tij në Fejsbuk vlerëson se si mjek është të sillet kundër çdo diskriminimi, por shpreh bindjet e veta e të elektoratit sa i takon mbrojtjes së familjes së përbërë nga burri, gruaja e me shprese më tej femijët, si themel i ekzistencës njerëzore e vlerave me sublime të shoqërisë. Nga ana tjetër gjykoj se rritja e një fëmije të adoptuar nuk mund t’i besohet çifteve gay, vlerëson mjeku i njohur, duke i quajtur si të papërshtatshme deklaratat e ambasadori Lu.

Sicred