KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Deklaratat e Trampit, Task u bën thirrje liderëve të BE për unitet
Deklaratat e Trampit, Task u bën thirrje liderëve të BE për unitet

Deklaratat e Trampit, Task u bën thirrje liderëve të BE për unitet

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Task, ka thënë se “deklarimet shqetësuese” të administratës së presidentit amerikan, Donald Tramp janë pjesë e një kërcënimi të jashtëm me të cilat përballet Bashkimi Evropian. Në një letër dërguar shefave të shteteve dhe qeverive anëtare të BE-së më 31 janar, pak para një samiti të 3 shkurtit, Task ka bërë thirrje për unitet në përballjen me këto sfida. Task i konsideron këto sfida si “më të rrezikshmet ndonjëherë” në historinë e bllokut evropian.  Ai ka përmendur tri kërcënime, përfshirë atë të jashtëm që ai vlerëson se “ka të bëjë me situatën e re gjeopolitike në botë dhe përreth Evropës”. Task ka thënë se një Kinë më kategorike, “politika agresive e Rusisë drejt Ukrainës dhe fqinjëve të saj, luftërat, terrori, anarkia në Lindje të Mesme dhe Afrikë, aty ku luan rol të madh Islami radikal, si dhe deklarimet shqetësuese të administratës së re amerikane, të gjithë përbëjnë një të ardhme të pa-parashikueshme”. “Ne nuk duhet të dorëzohemi para atyre që duan të dobësojnë apo t’ia humbasin rëndësinë lidhjes transatlantike, pa të cilën rregulli botëror dhe paqja nuk mund të mbijetojnë”, ka thënë ai. “Ne duhet t’ia kujtojmë miqëve tanë amerikanë moton e tyre: Së bashku qëndrojmë, të ndarë ne dështojmë”, vlerëson më tej Task.

Sicred