KRYEFAQJA » LAJME » Deklaratat e Thaçit, LDK kërkon opinionin e Gjykatës Kushtetuese
Deklaratat e Thaçit, LDK kërkon opinionin e Gjykatës KushtetueseDeklaratat e Thaçit, LDK kërkon opinionin e Gjykatës Kushtetuese

Deklaratat e Thaçit, LDK kërkon opinionin e Gjykatës Kushtetuese

Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka konsideruar deklarata të pamatura, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe me mandatin kushtetues të Presidentit, deklarimet e ditëve të fundit të presidentit Hashim Thaçi, ndaj e ka konsideruar të domosdoshme që Gjykata Kushtetuese të japi opinionin e saj.
“Presidenti i vendit ka dështuar që të ketë funksion unifikuesi dhe garantuesi të rendit kushtetues të vendit, duke cënuar pikërisht këtë rend, me anën e qëndrimeve të tij” vlerëson LDK në një deklaratë të saj.
Duke nënvizuar se Presidenti nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në procesin e bisdeimeve me Serbinë, pasi ai nuk është mandatuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në deklaratën e saj “LDK ripërsërit se kufijtë dhe subjektiviteti shtetëror i Kosovës janë përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë, Opinion e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe thekson faktin se Kosova është pranuar nga shumica e kombeve të lira të botës. Prandaj, marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet: duke mos e cënuar në asnjë formë integritetin territorial të Kosovës; duke e ruajtur karakterin unitar të shtetit të Kosovës dhe duke e respektuar frymën e Kushtetutës së Kosovës”.
LDK vlerëson se dialogu duhet të udhëhiqet nga institucionet kushtetuese të Republikës së Kosovës, pas verifikimit të legjitimitetit me anë të votës së qytetarëve të Kosovës në zgjedhje të parakohshme, meqë institucionet aktuale e kanë humbur fuqinë politike dhe legjitimitetin qytetar për ta drejtuar dhe për ta përfaqësuar Kosovën.
“Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme të bëhet pjesë aktive e procesit të dialogut, por vetëm pas legjitimimit qytetar përmes votës së lirë” përfundon deklarata e kësaj force politike.

Sicred