KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Stoltenberg: Vendet e NATO-s zyrtarisht kundër Shteti Islamik

Stoltenberg: Vendet e NATO-s zyrtarisht kundër Shteti Islamik

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi sot në prag të takimit të NATO-s se vendet anëtare të Aleancës do të pajtohen zyrtarisht për pjesëmarrjen e NATO-s në koalicionin ndërkombëtar kundër grupit militant Shteti Islamik. “Kjo do të dërgojë mesazh të fuqishëm politik për angazhimin e NATO-s në luftën kundër terrorizmit”, tha zoti Stoltenberg pak orë para se udhëhehqësit e 28 shteteve anetare të mblidheshin për samitin e rëndësishëm në Bruksel. Ai tha se marrëveshja nuk do të përfshijë plane të Aleancës për t’u përfshirë në operacione luftarake. Vendet anëtare të NATO-s tashmë janë të angazhuara individualisht në koalicionin që lufton Shtetin Islamik në Irak dhe Siri.

Sicred