KRYEFAQJA » LAJME » Degradimi i rrugës, 10 km rrugë Vilë Bashtovë – Autostradë, me gropa e rrëshqitje

Degradimi i rrugës, 10 km rrugë Vilë Bashtovë – Autostradë, me gropa e rrëshqitje

Çdo ditë e më tepër rruga që lidhë Vile Bashtovën me autostraden Kavajë-Rrogozhinë po shkon drejt degradimit total. Rruga me një gjatësi rreth 10 km është amortizuar në pjesën më të madhe të saj. Gropa të hapura dhe rrëshqitje të saj e bëjnë këtë rrugë shumë të rrezikshme jo vetëm për banoret e Vilë Bashtovës por edhe 5 fshatrave të tjerë që kalojnë në këtë rrugë. E njohur dhe si zonë bujqësore dhe turistike bën që kjo rruge ti vështirësoje kalimin jo vetëm banorëve por edhe pushuesve të cilët duan të shkojnë në plazh.

E ndërtuar rreth 6 vite më parë kjo rrugë kishte si qëllim t’ui vinte banorëve në ndihmë dhe ti jepte një zhvillim zonës në fushsn e turizmit. Por 1 vit pas përfundimit në rrugë nisën të dalin defetktet e para derisa ka arritur deri në këtë gjëndje që është sot.

Sicred