KRYEFAQJA » LAJME » Degjohen kandidatët për Organet e Vettingut

Degjohen kandidatët për Organet e Vettingut

Komisioni i posaçëm parlamentar që po verifikon njerëzit e Vettingut dëgjoi sot më shumë se 87 kandidatë në një seancë maratonë prej 4 orësh. Kandidatët ishin grupi i personave të skualifikuar nga Avokati i Popullit për shkak se nuk plotësonin kriterin kryesor të 15 viteve vjetërsi në profesionin e juristit, avokatit, noterit apo gjyqtarit. Në rradhën e kandidatëve që u dëgjuan sot kishte edhe persona për të cilët ishte dhënë vlerësim negativ nga ndërkombëtarët sepse kishte raste kur ata ishin dënuar me gjobë gjatë aktivitetit të tyre jetësor. Gjatë seancës dëgjimore deputetët u dhanë mundësi pretendentëve të plotësonin dosjet me dokumente shtesë. Në komision u paraqiten të paktën 3 raste kur kandidatët ishin skualifikuar nga gara edhe pse kishin karrierë të gjatë, por aktivitetin në fushën e të drejtave e kishin kryer jashtë Republikës së Shqipërisë. Pjesa më interesante e proçesit do të jetë në vazhdim kur do të dëgjohen kandidatët që kanë plotësuar kriteret formale të ligjit dhe kanë më shumë shanse për kualifikim. Nga 84 kandidatë që do të dëgjohen në vazhdim, 17 prej tyre kanë marrë rekomandim negativ nga ndërkombëtarët, por ky me sa duket do të jetë një informacion i klasifikuar që do të mbetet në gjykimin e deputetëve për vendimin përfundimtar. Sipas të gjithave afateve të pretenduara, në fund të kësaj jave do të kemi listën zyrtare të njerëzve që do të përzgjidhen nga dy komisionet e tjera të posaçme për t’ ju dërguar Kuvendit për votim.

Sicred