KRYEFAQJA » LAJME » Dëborë në disa qarqe, vështirësi në qarkullim

Dëborë në disa qarqe, vështirësi në qarkullim

Pëveç qarkut të Kukësit i cili vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore me intensitet të dobët dhe temperatura nën zero gradë, reshjet e borës kanë krijuar vështirësi edhe në Qafën e Llogarasë.Trashësia e borës arrin në 20 cm dhe pavarësisht se është hedhur kripë e skorie gjatë natës, në këtë aks rrugor lejohet qarkullimi i automjeteve vetëm me zinxhirë, ndërsa për të shmangur aksidente të mundshme, aksi po monitorohet nga policia. Ndërsa në Kukës, sipas Shtabit të Emergjencave Civile, të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë.Gjithashtu njoftohet se deri tani nuk ka patur probleme me furnizimin me energji elektrike. Pa probleme paraqitet situata edhe në Korçë.  Në qarkun e Shkodrës, për shkak të reshjeve të fundit, është bllokuar sërish aksi që lidh Shkodrën dhe Thethin në Qafë Thore, ku trrashësia e dëborës arrin në 50 cm. Ndërsa në Njësitë Administrative Shosh, Shalë, Pult, Kelmend e Shkrel, pavarësisht se trrashësia e dëborës është 15 cm dhe ka prezencë të ngricave në rrugët respektive, ato janë të kalueshme. Në Shllak, 3 fshatra të kësaj njësie janë pa energji elektrike. Temperaturat në Zonat malore variojnë nga -5/1 gradë celcius, në Zonat e ulëta -1/8 gradë celcius dhe në zonat bregdetare 1/9 grade celcius.

Sicred