KRYEFAQJA » LAJME » Dëbora zbardh Shqipërinë
Bora, normalizohet situata në qarkun e Korçës

Dëbora zbardh Shqipërinë

Vala e acartë që ka përfshirë Europën ka zbritur deri në gadishullin Ballkanik, duke prekur edhe Shqipërinë. Në të gjithë veriun dhe verilindjen e vendit si edhe zonat malore në jug. Bora ka mbuluar çdo lartësi mbi 700 metër. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një pasqyrë të përgjithshme të situatës në akset rrugore që si pasojë e reshjeve të dendura të borës shumë problematika janë krijuar.
Në qarkun e Kukësit ka rreshje të dendura dëbore, në rrugën Milot- Rreshen-Tuneli Thirres-Morinë rruga kalohet me zinxhirë. Në të gjitha rrugët e fshatrave duke përfshirë edhe zonën e Tropojës dëbora i kalon të 25 centimetrat ndërsa rekomandohet që drejtuesit e auotomjeteve të lëvizin me goma të pajisura me zinxhirë. Segmentet nga Suçi-Bulqizë-Peshkopi qarkullimi kryhet me zinxhire.
Në qarkun e Dibrës, segmenti Klos-Bulqize-Peshkopi reshjet e borës shoqërohen edhe me erëra të forta që bëjnë grumbullimin e borës në rrugë. Aksi Kuben-Vasije ka 40 cm bore qarkullimi rekomandohet me zinxhire. Në akset e këtij qarku trashësia e borës arrin në 40 cm. Në të gjitha këto akse kontraktorët kanë punuar gjatë natës dhe po vazhdon puna për pastrim dhe kriposje.
Në segmentin Librazhd –Steblev-Qafe Stude ka 25 cm borë, nga Togez-Qafe Stude qarkullohet me zinxhire.
Aksi Librazhd-Kapshticë ka reshje të dendura. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Në Vlorë rreth orës 6 të mëngjesit kanë filluar reshjet e borës në Llogara që vazhdojnë të dendura dhe pa ndërprerje. Aktualisht qarkullohet pa zinxhirë.
Në Qarkun e Korçës, gjatë gjithë natës ka patur rreshje të dendura dëbore të cila vazhdojnë. Edhe pse po punohet në të gjitha akset për mirëmbajtje dimërore, pastrim dhe kriposje në Korçë në pothuajse të gjitha rrugët qarkullimi bëhet me zinxhirë. Element shqetesues përbën dhe thyerja e degëve të pemeve anës rrugëve pasi ato rëndohen nga pesha e dëborës.

Sicred