KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dëbora zbardh Parisin, mbyllet kulla Eifel

Dëbora zbardh Parisin, mbyllet kulla Eifel

Dëbora ka zbardhur Parisin. Pas rreshjeve të shiut që rrezikuan që lumi Sena të dalë nga shtrati, Parisi prej 24 orësh është nënë pushtetin e dëborës. është krijuar një situatë e jashtëzakonshme në Francë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që kanë paralizuar periferitë në Paris. Dëbora që ka nisur nga e mërkura, të enjten ka zbardhur gjithçka në Paris. Ministria e brendshme u ka bërë apel banorëve që të mos përdorin automjetet e tyre private. Mëngjesin e mërkurës është regjistruar një varg i gjatë me automjete të bllokuara prej 200 kilometrash, ndërsa mbrëmjen e së martës vargu arrinte një gjatësi prej 739 kilometrash në rrugët e rajonit. Prefektura e Parisit konfirmoi se janë improvizuar 46 qendra pritjeje, ndërsa prefekti Mishel Delpue përsëriti apelin e ministrisë së brendshme duke i kërkuar banorëve të mos përdorin automjetet në mënyrë që të krijohej liri veprimi për ndërhyrjen e shpejtë. Hekurudhat kanë pezulluar përkohësisht shërbimin ndërsa Kulla Eifel është mbyllur për turistët.

Sicred