KRYEFAQJA » LAJME » Debora sjell fraktura të shumta si pasojë e incidenteve
rrëshqitje, debore, incidente, shqiperi, fraktura, kocka te thyera, demtime, spitale, urgjenca

Debora sjell fraktura të shumta si pasojë e incidenteve

Dëbora në Tiranë kthehet në dhimbje . Gjymtyre të thyera, bacin te krisur, trauma ne koke- kane qene keto disa nga pasojat e renda qe kane perjetuar qytetaret nga rreshkitja ne rruget me akull. Fluksi i qytetarëve ka krijuar rradhë edhe në shërbimin e imazherisë ku në ndihmë të pacientëve kanë qenë edhe familjarët . Sipas kirurgut Agron Dogjani, në Spitalin e Traumës, pas orës 1 të natës e deri në mesditë, kanë kërkuar ndihmë rreth 53 qytetarë me fraktura në pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e rrëshkitjeve në rrugët me akull. Një pjesë e pacientëve janë hospitalizuar ndërsa një rast nga Durrësi është shtruar në reanimacion me traumë neurologjike për shkak të rrezikut për jetën. Situata e cila cilësohet e pazakontë nga mjekët, ka çuar në shërbim të përforcuar urgjencën e këtij spitali me qëllim ofrimin e shërbimit për të gjitha fakturat që paraqiten. Mjekët sigurojnë se do të vashdojnë të mbajnë shërbim të përforcuar deri në rënie të fluksit ndërsa sigurojnë se nuk mungojnë medikamentet.

Sicred