KRYEFAQJA » LAJME » Dëbora në Kukës, reshje me intensitet mesatar

Dëbora në Kukës, reshje me intensitet mesatar

Rajoni i Kukësit që prej mbrëmjes së kaluar është përfshirë nga reshje dëbore me intensitet mesatar. Momentalisht akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë përfshirë nga reshjet e borës si dhe nën efektin e rënies së gurëve dhe dherave. Sipas informacioneve nga shtabi i emergjencave civile mësohet se akset nacionale janë të kalueshme, ndonëse lartësia e borës arrin deri në 25 cm. Në aksin Morin – Kukës –Tunel i Kalimashit po punojnë 10 borëpastruese dhe kalohet normalisht. Ndërsa në akset Kolsh-Qafë Shllak, Kukës-Bushtricë, Kukës – Ura e Zapodit, Kukës-Krumë – Qafë e Prushit–Kam, Bajram Curri – Valbonë dhe Qafë Morinë – B.Curri – Fierzë – Lekbibaj trashësia e borës varion nga 10 – 30 cm lartësi. Këto rrugë janë të kalueshme ndonëse është e nevojshme paisja me mjeteve me zinxhirë. Prej disa ditësh në Kukës mbeten të bllokuara akset që lidhin fshatin Lojme të Nja Zapod dhe Nja Arrën, pasi lartësia e dëborës i kalon 50 cm. I gjithë qarku i Kukëstit është i furnizuar me energji elektrike.

 

Sicred