KRYEFAQJA » LAJME » Dëbora mbulon verilindjen dhe juglindjen
Dëbora mbulon verilindjen dhe juglindjen

Dëbora mbulon verilindjen dhe juglindjen

 

Ndërsa pjesa me e madhe e vendit ishte e përfshirë nga reshjet e shiut për rreth 5 orë, nga ora 3 e mengjesit e deri në ora 08.00, e gjithë juglindja është mbuluar nga reshje bore me intensitet të lartë.
Në qytetin e Korçës trashësia e borës arriti në 12 cm, ndërsa në pikat turistike Dardhë e Voskopojë 25- 30 cm.
Në segmentin Qafë Thanë-Kapshticë bora ka shkuar 8-10 cm, por pavarësisht trashësisë së borës, të gjitha akset kombëtare të qarkut të Korçës janë të qarkullueshëm pa nevojën e zinxhireve. Ndërsa për në Dardhe e Voskopojë automjetet mund të qarkullojnë vetëm me zinxhirë. Aksi Korçë-Ersekë, tek Qafa e Qarrit është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë.
Në veri dhe verilindje të vendit, bora ka rënë në lartësinë mbi 1 mijë metra. Përveç zonës së Thethit, që vazhdon të jetë e izoluar edhe për shkak të rënies së një guri të madh në rrugë, prezencë bore ka edhe në aksin rrugor Tamarë-Vermosh dhe Gropat Selcës – Vermosh, Bashkia Malësisë së Madhe, por janë të kalueshem me zinxhir për mjete të larta.
Në aksin rrugor nacional Vau Dejës – Pukë ka patur prezencë të rreshjeve të deborës por nuk ka probleme për lëvizjen e mjeteve.
Edhe në qarkun e Kukësit nuk raportohet për rrugë të bllokuara apo probleme të tjera që kanë të bëjnë me emergjencat civile.

Sicred