KRYEFAQJA » LAJME » Dëbora dhe akulli vështirëson jetën në veri
Dëbora dhe akulli vështirëson jetën në qarkun e Kukësit

Dëbora dhe akulli vështirëson jetën në veri

Në rajonin e Kukësit reshjet e dëborës janë ndërprë ndërsa  temperaturat janë mjaft të ulëta duke krijuar ngrica dhe akull, çka ka vështirësuar lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve. Në qytetin e Kukësit aktualisht ka rreth 25 cm borë ndërsa në zonat malore rreth 80 cm. Të gjitha akset kombëtare të rrugëve janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë ndërsa  nga aksi Tuneli i Kalimashit deri në Morin është i kalueshëm pa zinxhire.  Aty punojnë 12 borëpastruese, por specialistët e qarkullimit rrugor rekomandojnë  që të bëhet kujdes në orët e natës kur temperaturat zbresin edhe më shumë nën zero dhe stuhitë e borës me erë të fortë krijojnë pirgje në segmente të caktuara.  Rrugët rurale raportohen të bllokuara në masën 80 përqind, ndërsa bashkia ka pohuar se do të ndërhyrë gjatë ditës së sotme për hapjen e rrugëve. Njësitë administrative, që raportohen të bllokuara edhe gjatë ditës së sotme, janë Grykëccaj, Kalis, Arrën, Shishtavec, Topojan, Surroj, Zapod, Malzi.  Shtabi i emergjencave në prefekturë po mban kontakte të vazhdueshme me të gjitha zonat dhe gjatë ditës së sotme nuk ka patur emergjenca shëndetësore.  Furnizimi me energji elektrike ka vijuar normalisht me përjashtime sporadike.  Në Pukë pas situatës së krijuar nga reshjet e borës pasi trashësia arriti 60 cm, bashkia ka ndërhyrë për zhbllokimin e fshatrave të izoluar nga bora. Një mjet borpastrues i ministrisë së brendshme dhe tre eskavatorw të bashkisë kanë bërë të mundur zhbllokimin e njësive administrative Qelez e Qerret. Ndërkohë Gjon Gjonaj kryetar i Bashkisë së Pukës thotë se po punohet për zhbllokimin e rrugëve që lidhin fshatrat me qëndrën e njësisë administrative Gjegjan.

Sicred