KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Debati për teatrin, dëgjesë me artistët

Debati për teatrin, dëgjesë me artistët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, është angazhuar publikisht për të gjetur një zgjidhje lidhur me fatin e godinës së Teatrit Kombëtar. Bashkë me ministren e kulturës Mirela Kumbaro, zoti Veliaj ka zhvilluar një takime me një grup artistësh më të përfshirë drejtëpërdrejt në polemikat lidhur me prishjen ose jo të Teatrit Kombëtar, një godinë gati e amortizuar në ekstrem, por me shumë histori.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është iniciator i një teatri të ri, i ftoi aktorët të zgjedhin një përfaqësi dhe të bëhen pjesë e negociatave me kompaninë private, që është ofruar të ndërtojë teatrin e ri, sipas modelit të Partneritetit Publik-Privat.
Komuniteti i artistëve, i cili u shpreh njëzëri se është i interesuar për një godinë më të përshtatshme, u shfaq i ndarë në dy kampe. Një pjesë kërkon një teatër të ri dhe ata që kërkojnë rikonstruksionin e godinës ekzistuese.
Në debate nuk mungonin edhe paragjykimet e disa prej folësve duke shprehur pakënaqësinë për modelin e zgjedhur nga qeveria për të zgjidhur çështjen e Teatrit Kombëtar.
Ndërkohë në parlament kanë nisur polemikat në komisionet ku po diskutohet një projektligj që parashikon shembjen e teatrit ekzistues dhe ndërtimin e një teatri të ri përmes Partneritetit Publik Privat.

Sicred