KRYEFAQJA » LAJME » LSI: Nuk bëhemi pjesë e zgjedhjeve në Kavajë. Rama replikon me Tahirin

LSI: Nuk bëhemi pjesë e zgjedhjeve në Kavajë. Rama replikon me Tahirin

Lëvizja socialiste për integrim nuk është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë së Kavajes, pozicion ky që ngeli bosh pas heqjes së mandatit nga KQZ të Elvis Roshit. Në një prononcim për mediat, Luan Rama u shpreh se arsyeja për këtë qëndrim është mënyra e njëanshme sesi është vepruar për zgjedhjen e kandidatures atje, duke theksuar se nuk është marrë parasysh mendimi i LSI-së për këtë kandidaturë si dhe duke zbuluar gjithashtu se LSI nuk ishte dakord as me kandidaturën e Roshit në zgjedhjet e shkuara. “Nuk jemi trajtuar si partner në këtë proçes nga njëra anë, dhe nga ana tjetër ne që në zgjedhjet e kaluara kemi qenë kundër kandidaturës që u bë kryetar Bashkie atje për ato probleme që ju të gjithë i dini. Dhe nga këto pikëpamje e konsiderojmë këtë një çështje të PS dhe nuk bëhemi pjesë e këtij proçesi” tha Luan Rama kryetari grupit parlamentar të LSI-së.

Ndërsa deklaratave të Saimir Tahirit se LSI sulmon Partinë Socialiste, duke i shkelur syrin PD-së, Luan Rama iu kundërpërgjigj duke i kujtuar ish-ministrit të brendshëm sipas të cilit gjashtë muaj më parë nuk ishte e nevojshme përfshirja e ushtrisë në luftën kundër kanabisit. “Po t’i referohet Sajmirit, ai edhe para 6 muajsh tha që nuk është e nevojshme përfshirja e ushtrisë në luftën kundër kanabisit, ndërkohë që qeveria dje reflektoi dhe me shumë përgjegjshmëri dhe seriozitet ridimensionoi përgjegjësitë në funksion të kësaj siç është lufta kundër kanabisit” tha Rama. Mungesa e LSI në zgjedhjet lokale të Kavajes shënon në njëfarë mënyrë edhe krisjen e parë zyrtare të partive në përbërje të koalicionit qeverisës.

Sicred