KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Debatet për Teatrin Kombëtar, Kumbaro: “Jetojmë në një shoqëri demokratike”

Debatet për Teatrin Kombëtar, Kumbaro: “Jetojmë në një shoqëri demokratike”

Ndërsa pritet vendimi i presidentit Ilir Meta mbi ligjin për ndërtimin e Teatrit te Ri Kombetar, vijojnë qëndrimet pro dhe kundër. Për ministren e Kulturës Mirela Kumbaro kjo është krejt e natyrshme në një sistem demokratik. “Jetojmë në një shoqëri demoktarike, dhe kemi të gjithë të drejtën të kemi mendim ndryshe dhe ashtu siç ka shumë artist, shumë regjizor, shumë qytetar që në mënyrë publike dhe të hapur, janë shprehur për nevojën dhe domosdoshmërinë, por dhe kënaqësinë e një teatri rë ri kombëtar në Tiranë sikurse është kërkuar nga brezat, është po aq e natyrshme që të ketë dhe zëra, të cilët të kenë një mendim ndryshe” tha zonja Kumbaro nga Berati ku mori pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Beratit në UNESCO. “Jetojmë në një shoqëri të lirë dhe kjo besoj se është një nga gjërat më të rëndësishme dhe më të mira që ka demokracia” shtoi ajo. Projektligji për ndërtimin e Godinës së re të Teatrit Kombëtar u miratua pas 12 orë diskutimesh, të enjten e shkuar, ndërsa për të marrë fuqi ligjore pritet dekretimi nga ana e presidentit, një procedurë kjo që ka afat 20 ditor. Opozita po këmbëngul se votimi është falsifikuar ndërsa i ka kërkuar presidentit Meta mos dekretimin.

Sicred