KRYEFAQJA » LAJME » DEBATET PËR PROCESIN E VETTINGUT , SATTLER: KA VONESA TË VOGLA ,POR TË TEJKALUESHME
Dr.Sattler për RTSH: Austria është në favor të çeljes së negociatave Shqipëri-BE

DEBATET PËR PROCESIN E VETTINGUT , SATTLER: KA VONESA TË VOGLA ,POR TË TEJKALUESHME

Në kushtet kur Vettnigu është bërë objekt debati politik, pas akuzave të opozitës se ky është një proces politik ne sherbim të shumices qeverisëse, vjen edhe reagimi i perfaqësise nderkombetare ne vendin tone. Ambasadori i Austrisë, shfrytezoi  takimin e zhvilluar me autoritet vendore ne Korce, për të shprehur vleresimin e tij per ecurine e  reformes ne drejtesi ,vecanerisht te procesit te Vettingut. Ai tha se ka disa vonesa, por i konsideron të vogla dhe të tejaklueshme, duke nenkuptuar se nuk cenojnë në thelb këtë proces. Sa i takon opozitës, ambasadori austriak thekson se  duhet të jetë e besueshme dhe të propozoje alternativa në rast se ka të tilla.

“Opozita nuk duhet te jete patjeter dakort me ne. Roli i opozites eshte ne fakt, te jete nje opozite e besueshme, te ofroje alternativa dhe te sjelle obsione te tjera. Une mendoj se ka vonesa, thjesht te vogla qe do te kalojne. Kur punohet behen edhe gabime. E rendesishme është, që drejtimi te jete i duhuri dhe qe shume shpejt te kemi nje sistem drejtesie shume me te mire se ai i 25 viteve te fundit.”

Ambasadori austriak, tha se kur flitet për reformën në drejtesi, duhet hedhur një shikim 4 vite më parë, kur edhe nisi puna për të shndërruar 1/3-tën e kushtetutes, duke u hartuar 40 ligje t reja. Ai shpreh keqardhje qe seancën e fundit nuk u arrit kompromisi për një ligj të reformës në drejtesi, sic është ai i magjistrateve, duke apeluar forcat politike për gjetjen e nje emëruesi të perbashkët për miratimin e tij.