KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani, përplaset me Merkelin për emigrantët ofron dorëheqjen ministri i brendshëm

Gjermani, përplaset me Merkelin për emigrantët ofron dorëheqjen ministri i brendshëm

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka ofruar dorëheqjen e tij të dielën, kanë njoftuar zyrtarë të partisë, pas përshkallëzimit të debatit për migrimin, çështje e cila rrezikon qeverinë e kancelares gjermane, Angela Merkel. Seehofer ka thënë se ai është i gatshëm për të liruar pozitën e ministrit dhe të drejtuesit të Unioni Kristian Social, gjatë një takimi në të cilin është diskutuar nëse duhet pranuar propozimin e Merkelit, të përcjelle nga takimi i Brukselit javën e kaluar. Ky hap e bën qeverinë e kancelares Merkel edhe më të pasigurt. Merkel është detyruar të kthehet nga fqinjtë evropianë për të kërkuar zgjidhje për krizën e migrantëve që tentojnë të hyjnë në Gjermani. Kriza politike në këtë shtet është shenjë e një ndarje të madhe mes Bashkimit Evropian, pasi disa mbështesin idenë e kufijëve të hapur ndërsa pala tjetër dëshiron të kufizojë numrin e migrantëve që hyjnë në vendet e bllokut. Seehofer, i cili i ka kërkuar kancelares Merkel të ashpërsojë politikën e saj për refugjatët, u ka thënë kolegëve të tij më herët se nuk sheh mundësi tjetër përveç kthimit të disa migrantëve në kufi. Merkel në anën tjetër ka kundërshtuar këtë ide. Javën e kaluar, liderët e BE-së ranë dakord të pranojnë refugjatë në baza vullnetare dhe për të krijuar “qendra të kontrollit” brenda bllokut, në mënyrë që të analizohen kërkesat për azil.

Sicred