KRYEFAQJA » LAJME » Debate të forta mazhorancë-opozitë mbi dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Kasmi
Debate të forta mazhorancë-opozitë mbi dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Kasmi

Debate të forta mazhorancë-opozitë mbi dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Kasmi

Debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës shoqëruan mbledhjen e komisionit të medias , thirrur nga opozita për shkak të dhunës së papreçedent të ushtruar sipas saj ndaj gazetarit Kasmi, gjatë protestës së opozitës më 26 Maj. Kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi, tha në këtë mbledhje të tensinuar të komisionit, se në momentin e goditjes me shkop gome nga uniformat blu, para Ministrisë së Brendshme, ka qenë në krye të detyrës. Sipas tij janë dhunuar edhe qytetarë të tjerë, ndërkohë që ka patur skenar për të ushtruar dhunë ndaj protestuesve . Do të mjaftonte, sipas tij, të arrinte në këtë konkluzion qëndrimi i shprehur nga drejtuesi i përgjithshëm i policisë, në momentin që e ka vizituar Kasmin në Spital ku iu dha gjithë ndihma e duhur mjekësore. Përfaqësuesit e shumicës akuzuan opozitën për keqpërdorim politik të incidentit me gezatarin Kasmi. Debatet kulmuan pasi deputetët e majtë, risollën në vëmendje ngjarjet e 21 Janarit . Sipas vendimin politik të marrë nga opozita , edhe në këtë mbledhje komisioni morrën pjesë shumë deputetë të saj. Ku kërkuan sërish dorëheqjen e Ministrit te Brendshëm Xhafaj, pasi sipas tyre audio-përgjimi faktoi se vëllai i tij po vijon trafikun e drogës.

Sicred