KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Debate për nismën ligjore për sigurimin e detyruar të banesave dhe bizneseve

Debate për nismën ligjore për sigurimin e detyruar të banesave dhe bizneseve

Kanë nisur reagime kontradiktore pas nismës ligjore të qeverisë të lajmëruar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama për sigurimin e detyrueshëm të banesave dhe biznesve, nismë e rigjallëruar pas përmbytjeve të ditëve të fundit.
Drejtori i Qendrës Shqiptare për Studime Ekonomike Zef Preçi thotë se Shqipëria e ka të rregulluar kuadrin ligjor me sigurimin vullnetar, ndaj skema me sigurim të detyrueshëm përkthehet në taksë të re që rëndon familjet dhe sipërmarrësit. “Përtej zërave që kërkojnë të vendosin taksa plus dhe bëhet fjalë për 30-50 milionë euro që mund të merreshin me një dorë nga popullsia e varfër e këtij vendi, kjo ide filozofi është e papërgjegjshme” thotë zoti Preçi. Sipas tij nuk egziston asnjë vend në botë që siguron 100 banesat. Lidhur me fatkeqësitë nga përmbytjet zoti Preçi thotë se ka nevojë për menaxhim afatgjatë, investime, ndërgjegjësim, menaxhim digash dhe baseneve ujore.
Por një pjesë e komunitetit të biznesit e përkrahim nismën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkon tryeze bisedimesh për ta konkretizuar sa më parë atë. Nënkryetari i Dhomës së Tregëisë dhe Industrisë Tiranë Arben Shkodra thote se sipërmarrësit shqiptarë nuk e kanë kulturë sigurimin e biznesve të tyre, ndaj numri i bizneseve të siguruara është ende i ulët. “Ka ardhur koha që të mos bëjmë më deklarata, por ne të ulemi në tryeza teknike për të diskutuar se sy ky mekanizëm do ti vijë për shtat jo vetëm një situate të jashtëzakonshme, por duhet ti vijë për shtat një situate normale biznesi” tha zoti Shkodra për RTSH.
Debati për sigurimin e detyrueshëm të pronës është i hershëm dhe rikthehet në vëmendje sa herë Shqipëria përballet me fatkeqësi natyrore, kryesisht përmbytje. Banka Botërore në një raport të vitit 2014 i propozoi qeverisë sigurimin e detyrueshëm të pronës. Në këtë raport, sugjerohet që primi i sigurimit të jetë 50 euro në vit për një kompensim që mund të varioje nga 20 mijë në 40 mijë euro. Sipas Bankës Botërore skema mund të ketë diferencime, kështu për banesat që janë në ndërtim dhe ato të pabanuara primi të jetë më i ulët.

(Visited 67 times, 1 visits today)
Sicred