KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Debate në Komisionin e Ekonomisë për konçesionet dhe PPP

Debate në Komisionin e Ekonomisë për konçesionet dhe PPP

Me debate është shoqëruar komisioni i ekonomisë ku si çështje kryesore është ngritur nga opozita problemi i dhënies së kontratës së partneritetit publik privat me ofertë të pakërkuar. “Një sërë konçesionesh duke filluar nga porti i Karpenit e duke vazhduar me aeroportin e Vlorës janë të gjitha me kompani të cilat nuk dihet se kush është pronari apo pronarja dhe kjo e bën zero dhe false luftën ndaj pastrimit të parave. Kryeministri njëkohësisht angazhoi se do të kishte garë. Po si mund të ketë garë kur të gjitha konçesionet partneritet publik-privat po jepen me ofertë të pa kërkuar” tha deputetja e PD-së Jorida Tabaku.

Kryetari i komisionit theksoi se deri në shtator pritet ndryshimi në ligjin e konçensioneve dhe partneritetit publik privat. “Për mua konçesionet apo kontratat konçesionare me formën e propozimit të pakërkuar nuk duhet të rrinë. Ministria e Ekonomisë dhe Financave e ka marrë përsipër të hartoje ligjin e ri. Po e diskuton draftin me palët respektive, unë besoj që në shtator do të jetë në kuvend dhe natyrisht gjithsecili nga ne ka të gjithë të drejtën të bëje propozimet e tij” theksoi Braçe.

Ndërkohë në komision është debatuar edhe për teatrin, krimin dhe raportin e antidrogës së shtetit italian.

Sicred