KRYEFAQJA » LAJME » Debat tek Komisioni i Medias për mbylljen e portalit satirik

Debat tek Komisioni i Medias për mbylljen e portalit satirik

Mbyllja e një faqeje satirike online ka sjellë debat në Komisionin Parlamentar të Medias, ku është thirrur në seancë dëgjimore edhe kryetari i këshillit drejtues të AKEP, Ilir Zela.  Deputetët e opozitës, sërish të gjithë të pranishëm, janë përqëndruar edhe më gjërë se kaq në akuza ndaj qeverisë. Deputeti i opozitës, Luçiano Boçi, u shpreh:  ” Mbyllja e faqes Kryeministri.com, nuk është rastësi, është projekt pilot ose testim për median online. Do të shihet si do të reagojë opozita, media, e të tjera me rradhë. Pas këtij rasti do të vijnë edhe mbylljet e tjera, gjë që është parapërgatitur nga ana ligjore.” Nga ana tjetër, Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, replikoi kështu: “Në Shqipëri funksionojnë 300 portale dhe një portal i vetëm nuk është aspak domethënës. Edhe urdhri i dalë është një urdhër që vjen nga keqpërdorimi i adresave mëmë dhe të IP-së mëmë. Kështuqë, në këtë rast, unë mendoj se argumentimi për mbylljen e një portali është mëse i drejtë. ” Këtu nisi dhe debati me Albana Vokshin, e cila u kundërpërgjigj me: “Të thuash ka 300 portale dhe s’ka problem s e u mbyll njëri, është shumë absurde. Nuk do lejojmë që Edi Rama të hapë e mbyllë portale sipas dëshirës. Pse nuk mbyllet një x portal që është rast konkret, e ka përmbajtje të pahijshme, është i paligjshëm dhe i dëmshëm!? ” Sipas deputetëve opozitarë, portali satirik është mbyllur me urdhër të Kryeministrit.

Sicred