KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Debat në komsionin e ekonomisë për aktin normativ të buxhetit

Debat në komsionin e ekonomisë për aktin normativ të buxhetit

Me debate është shoqëruar komisioni i ekonomisë ku po diskutohej akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2017. Ndryshimet thelbësore përfshijnë rritjen e planit të të ardhurave për sigurimet shoqërore ndërsa nga shpenzimet rriten fondet për rrugët. Gjithashtu rritet me 352 milionë lekë të fondit për kompesimin e ish-të përndjekurëve politikë, me qëllim akomodimin e shlyerjes 100% të këstit të tetë dhe të fundit të kategorisë parësore të përfituesve të gjallë, deri në fund të vitit 2017. Në komision kishte edhe debate për avokaturën e shtetit në lidhje me gjyqet për arbitrazhin ndërkombëtar. Por edhe shifrat e punësimit dhanë shkak për debat mes ministrit të financave dhe opozitës. U tha se një treg pune që rrotullohet tek 900 mijë veta, që të rritet rritet vit për vit nga 90 mijë me 10 përqind, është gjë që sndodh tek ne e madje askund, as nëpër vendet e shumëzhvilluara. Kjo u replikua nga pozita në mënyrë të menjëhershme.  Ndërsa i pyetur për përmbytjet e ditëve të fundit, ministri sqaroi se janë duke u bërë verifikimet.

 

Sicred