KRYEFAQJA » LAJME » Debat mbi Velierën në komisionin parlamentar të medias

Debat mbi Velierën në komisionin parlamentar të medias

Projekti i shumë debatuar i Velierës që ka nisur të ndërtohet në qytetin e Durrësit, ështe diskutuar edhe në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informit Publik. Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro e thirrur për të raportuar në komision, sqaroi se të gjitha punimet e zhvilluara për këtë projekt janë kryer në prani të arkeologëve dhe garantoi se muri bizantin i zbuluar nuk është betonizuar siç pretendojnë ambjentalistët, por vetëm është hedhur cakull për ta ruajtur.”Është pjesë e procedurës normale për të mbrojtur murin” tha ministrja Kumbaro.
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka sqaruar se edhe pse bashkisë i është vendosur një gjobë për shkak të mungesës së lejes mjedisore, në fakt institucioni që ai drejton e disponon atë.
Ambjentalistët janë shprehur se punimet nuk janë ndërprerë edhe pse ligji parashikon ndalimin e tyre në rastin e evidentimit të objekteve me vlere arkeologjike. Ndërsa arkeologu Eduard Shehaj konfirmon të kundërtën.
Kryebashkiaku Vangjush Dako është shprehur se projekti do të devijohet nëse specialistët vendosin se objekti i zbuluar do të ruhet për shkak të vlerave arkiologjike që zoteron.

Sicred