KRYEFAQJA » LAJME » De Biazi uron Shqipërinë për Festën e Pavarësisë

De Biazi uron Shqipërinë për Festën e Pavarësisë

Xhani De Biazi ka treguar edhe njëherë lidhjen që ka me Shqipërinë. Nëpërmjet rrjetit social fejsbuk, në faqen e tij, nëpërmjet një mesazhi domethënës, ai ka uruar vendin tonë për festën e pavarësisë me rastin e 105 vjetorit të ngritjes së flamurit. I pajisur me një pasaportë shqiptare tashmë ai e ndjen veten një shqiptar dhe me një ndjenjë krenarie uron të gjithë për festën e flamurit. Ai do të mbetet i paharruar, kur nën drejtimin e tij kombëtarja jonë arriti kualifikimin historik në finalet e evropianit francë 2016. Fjalët e tij në mesazhin e dërguar të gjithë shqiptarëve për festën e flamurit janë domethënëse: Urime Shqipëri, 105 vjet shtet! Sot është dita e krenarisë sonë! Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Gëzuar!

Sicred