KRYEFAQJA » LAJME » De Biazi në muzeun e “Euro 2016”
Gianni-De-Biasi-770x470

De Biazi në muzeun e “Euro 2016”

Nuk kishte si të mungonte në muzeun “EURO 2016” protagonisti kryesor i këtij aktiviteti, ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani de Biazi. I rrethuar nga fëmijë shkollash, të cilët kërkonin një kujtim prej tij, një autograf, trajneri italian nuk ka ngurruar t’u përgjigjet edhe pyetjeve të tyre. Askush nuk mund ta anashkalojë apo ta harrojë atë çka arriti kombëtarja shqiptare e futbollit në evropianin francez nën drejtimin e De Biazit. Për këtë arritje të madhe në historinë e futbollit shqiptar, për gjithçka që ai ka përjetuar, me shumë kënaqësi pranon se ka qenë një eksperiencë e paharrueshme. Janë kujtime që nuk do të harrohen kurrë, sepse një eksperiencë e tillë, kaq e rëndësishme dhe emocionuese për të gjithë futbollistët, federatën, për mua, tifozët dhe për ju gazetarët besoj se ka qenë e veçantë. Shpresoj që të mos mbetet e vetme. Uroj që Shqipëria të përjetojë emocione dhe eksperienca të tjera të bukura ashtu siç i përjetuam ne.” Por sa shanse ka Shqipëria për të përsëritur suksesin e euro 2016? “Duhet të shpresojmë, sepse në Ligën e Kombeve kemi një shans më shumë për t’u kualifikuar. Shpresoj që kjo të arrihet sa më parë, sepse të përjetosh eksperienca të tilla, i bën mirë sportit, mbi të gjitha futbollistëve, të cilët kanë mundësi të realizojnë ndonjë ëndërr të tyre. De Biazi aktualisht nuk po drejton asnjë skuadër. A ka patur oferta në drejtim të trajnerit italian nga skuadrat e kampionatit italian Seria A? “Jo. Ka patur vetëm një në fakt por nuk e mora në konsideratë. Por pres, nuk e kam me nxitim. Objektivi im nuk është rikthimi në Serinë A tani. Nëse do të kthehem, do të ndodhë vitin e ardhshëm. Tani jam duke i vlerësuar të gjitha mundësitë.” Federata Shqiptare është në prag të zgjedhjeve për kreun e ri të saj. De Biazi uron që në krye të sj të jetë sërish Armand Duka, duke nënvizuar bashkëpunimin mjaft efikas që ka patur me të gjatë 5 vite e gjysmë që ka qenë në Shqipëri. “Nuk e di se kush mund të fitojë zgjedhjet për FSHF-në, pasi nuk kam sferën e kristaltë. Por një gjë mund t’ju them me siguri se Duka gjatë këtyre 5 viteve e gjysmë që kam qenë në Shqipëri, ka qenë një njeri i rëndësishëm për mua dhe për federatën. Për gjërat që realizoi për të mirën e vendit, futbollit dhe besoj se asnjë nuk ka eksperiencën e tij për të dhënë më shumë në fushën e futbollit.” Ndërsa për kombëtaren e drejtuar tashmë nga Kristian Panuçi, De Biazi thekson se në ndeshjen me Turqinë ka parë një ekip të mirë. “Në ndeshjen me Turqinë pashë një ekip të mirë. Të vendosur mirë në fushë dhe që shfrytëzoi me efikasitet sulmin e shpejtë, kishte lojtarë të rinj me të ardhme. Panuçi trashëgoi një skuadër që ishte në vendin e 3-të në grup dhe këtë gjë e ruajti. Besoj se më shumë se kaq nuk mund të arrinte. “ Në albumin “EURO 2016” janë fiksuar pamjet më të bukur dhe emocionuese të kombëtares në ndeshje por gjatë ditëve të qëndrimit në Francë.

Sicred