KRYEFAQJA » LAJME » De Biasi, mëdyshje për formacionin anti-Izrael

De Biasi, mëdyshje për formacionin anti-Izrael

Humbjet në ndeshjet e fundit, si në kualifikueset e botërorit Rusi 2018, ashtu në miqësoret, kanë sjellë shumë mëdyshje për formacionin e ekipit tonë kombëtar ashtu edhe për skemën me të cilën do të luhet ndaj Izraelit. Trajneri i kuqezinjve, Xhani de Biazi, përveç stërvitjes intensive që ka kryer me futbollistët e tij, ka kërkuar prej tyre me këmbëngulje që të mos e lejojnë kundërshtarin që të dominojë takimin, si në zotërimin e topit ashtu edhe në krijimin e rasteve në portën tonë. Duke parë situatën e ndërlikuar në renditje, po ashtu edhe rezultatet negative të ndeshjeve të fundit, trajneri de Biazi nuk e ka vendosur ende formacionin anti-Izrael. Edhe pse u fol gjatë se mund të luhej me 2 ose 3 sulmues, trajneri italan i është rikthyer skemës së vjetër. Pra do të luajmë sërish me vetëm i futbollist në sulm. Por në kokën e tij, De Biazi ka ende mëdyshme për emrat e futbollistëve që do të vendosë në formacionin bazë. Paraprakisht ai ka përgatitur dy skema. Si në të parën ashtu edhe në të dytën, në portë i sigurt është Strakosha. Përpara tij janë Mavraj dhe Gjimshiti në qendër të mbrojtjes. Ndërsa në të djathtë Hysaj. I pavendosur është italiani, për mbrojtësin e krahut të majtë. Në mungesë të kapitenit Agolli, aty mund të luajë Aliji ose Lenjani. Në mesfushë, organizatori i lojës së kuqezinjve është Kukeli. Në ndihmë të tij janë Kaçe dhe Memushaj. Ndërsa në ndihmë të mesfushës dhe të sulmit do të jenë Roshi me Hykën. Në sulm i vetëm Cikalleshi. Në skemën e dytë, De Biazi mund të aktivizojë Abrashin ose Migjen Bashën në vend të Kaçes, në mesfushë, Llullakun në vend të Hykës në ndihmë të sulmit. Ndërsa një alternativë tjetër si sulmues i vetëm mund të jetë Sadiku. Ndeshja Izrael-Shqipëri do të luhet të dielën në haifa dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 20.45 në rrjetin e radio televizionit shqiptar.

Sicred