KRYEFAQJA » LAJME » De Biasi largohet nga kombëtarja kuq e zi
De Biazi largohet përfundimisht nga kombëtarja

De Biasi largohet nga kombëtarja kuq e zi

Giani de Biazi nuk do të jetë më trajner i kombëtares shqiptare të futbollit. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri italian në konferencën për shtyp të dhënë të martën në ambjentet e FSHF. “Nuk është një dorëheqje por thjesht përfundimi i një cikli prej më shumë se 5 vitesh.”- ka nënvizuar ai. Kontrata e tij përfundon në Nëntor dhe De Biazi ka theksuar se nuk dëshiron ta rinovojë më. Por italiani nuk ka munguar të thumbojë edhe FSHF si shkak për këtë largim të tijin. Giani de Biazi vërtet do të largohet nga drejtimi i kombëtares kuqezi, por nuk do të heqë dorë nga nënshtetësia shqiptare. Madje ai ka thënë se është krenar që mban edhe pasaportën shqiptare.

Sicred