KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Davos: Xi Zhinping: Krizat financiare ndërkombëtare janë shkaktuar nga ndjekja e tepruar e përfitimeve
Davos: Xi Zhinping: Krizat financiare ndërkombëtare janë shkaktuar nga ndjekja e tepruar e përfitimeve

Davos: Xi Zhinping: Krizat financiare ndërkombëtare janë shkaktuar nga ndjekja e tepruar e përfitimeve

Forumi Ekonomik Botëror në Davos hapi punimet me një fjalim të rëndësishëm nga presidenti kinez Xi Zhinping, i cili mbrojti globalizmin dhe tregtinë e lirë. Xi është presidenti i parë kinez që ndjek takimin vjetor të udhëheqësve të vendeve dhe shefave të bizneseve në Alept zvicrane, gjatë historisë 47 vjeçare të tij. Ai tha se nuk ka arsye të fajësohet globalizimi ekonomik për problemet botërore, dhe shtoi se krizat financiare ndërkombëtare janë shkaktuar nga ndjekja e tepruar e përfitimeve. Lideri kinez nxiti vendet që t’i shmangin politikat tregtare lokaliste, duke paralajmëruar se askush nuk do të dale i fituar në një luftë tregtare. Forumi katër ditor mbahet në kohën e shqetësimeve se administrata e ardhshme amerikane mund të ndjekë një politikë të tillë. Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Tramp, ka folur kundër marrëveshjeve ndërkombëtare tregtare dhe ka kërcënuar se do të rrisë tarifat e mallrave që importohen nga Kina. Shtetet e Bashkuara përfaqësohen në Davos nga sekretari në largim i shtetit Xhon Kerri.

Sicred