KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Davos, Tramp: SHBA po kontribuojnë për një botë më të mirë

Davos, Tramp: SHBA po kontribuojnë për një botë më të mirë

“Amerika e para nuk do të thotë një Amerikë vetëm”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp ka mbajtur fjalimin e shumë pritur në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos e ashtu siç edhe pritej, ka folur ndër të tjera edhe për rritjen ekonomike të SHBA-ve nën udhëheqjen e tij. Ai ka vlerësuar se SHBA-të po japin kontribut për një botë më të mirë. Trampi theksoi se janë ulur taksat për shtresën e mesme e vlerësoi se që nga zgjedhja e tij si president janë hapur 2.4 mln vende të reja pune. Trampi ka hedhur poshtë raportimet se ka urdhëruar e më pas tërhequr vendimin për shkarkimin e këshilltarit të tij special Robert Myller, duke i cilësuar ato lajme të rreme.

Sicred