KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Davos, Rama takohet me kryeministrin belg Michel
Davos, Rama takohet me kryeministrin belg Michel

Davos, Rama takohet me kryeministrin belg Michel

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Ditën e sotme, Kryeministri Rama u takua me Kryeministrin belg Charles Michel, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet mes dy vendeve. Sikurse njofton e dreguar e posaçme e RTSH Denada Shkodrani, kryeministri Rama nënvizoi vullnetin e qeverisë shqiptare për të hapur negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërkohë që e njohu kryeministrin belg me hapat e ndërmarra në përmbushje të prioriteteve kyçe e në veçanti me ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe Vetting-un. Kryeministri Michel përgëzoi kreun e qeverisë shqiptare për arritjet dhe rezultatin në zgjedhje dhe ofroi mbështetjen e vendit të tij për aspiratën europiane të Shqipërisë.

Sicred