KRYEFAQJA » LAJME » Data për hapjen e negociatave, Ruçi: Arritje në rrugën drejt Europës

Data për hapjen e negociatave, Ruçi: Arritje në rrugën drejt Europës

Kreu i parlamentit shqiptar Gramos Ruçi ka përshëndetur vendet e BE-së, për vendimin në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë, por ka paralajmëruar se tashmë politika shqiptare është në testim. “Në testim është si qeveria, ashtu edhe opozita. Prandaj ne duhet të sillemi si palë e denjë negociatore. Vendimi për hapjen e negociatave në qershor të vitit 2019 është një arritje dhe meritë e të gjithëve” tha zoti Ruçi të shtunën në konferencën me gazetarët.

Ai kujtoi se Këshilli i BE-së kërkon realizim të shpejtë të Reformës në Drejtësi, ngritjen e SPAK-ut, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet.

Kryeparlamentari Ruçi nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë ashtu si gjatë gjithë procesit të integrimit europian do të vazhdojë të luajë rol kryesor në përgatitjet për fillimin e negociatave në qershor 2019.

Sicred